Para finales së “Dancing with the Stars” Fatma përlot Aulonën: Nuk është e lehtë të bësh 200 punë dhe të… (FOTO) – AlpeGossip
Para finales së “Dancing with the Stars” Fatma përlot Aulonën: Nuk është e lehtë të bësh 200 punë dhe të… (FOTO)

Para finales së “Dancing with the Stars” Fatma përlot Aulonën: Nuk është e lehtë të bësh 200 punë dhe të… (FOTO)

Pak orë na ndajën nga finalja e madhe e spektaklit “Dancing with the Stars” dhe sigurisht në rrjetet sociale kanë filluar postimet e personave ose personazheve që mbështetin konkurrentët.

Mes këtyre nuk mund të lihej pa u vënë re dedikimi emocionues që i ka bërë moderatorja e Thumb Fatma Haxhialiu, mikes së saj Aulona Mustës, ose siç vetë ajo e quan “Buqindës”. Fatma ka publikuar një foto të Aulonës dhe Gracianos në skenën e “Dancing with the Stars”, ku veç dedikimit dhe mbështetjes nuk ka lënë mënjanë as humorin.

“Jam shumë e lumtur që mbaron sot më në fund “Dancing with the stars” se na është çarë koka me provat e Buqit e me gjithë organizimet e jetës që duhej të bënim sipas provave të Dancing
Po nejse ankesat masanejna.
Kjo foto i thotë të gjitha, dedikimin tënd, seriozitetin, pasionin, disiplinën, shkëlqimin që kishe çdo javë në skenën e kërcimit. E di sa shumë ke punuar dhe je lodhur, nuk është aspak e lehtë të bësh 200 punë në të njëjtën kohë dhe të shkosh pas një dite të super ngarkuar t’i dedikohesh Amarës dhe të gatuash për burrin në darkë (qofsh ti që je domethënë dhe lum burri për ty)
Unë mendoj që publiku jua ka dhënë fitoren që të dyve çdo javë me votat e tyre, por dhe urimet pafund në jetën reale (se në atë virtuale mjaftojnë 200 profile fallso e dal fituese dhe unë që ngatërrohem me këmbët e mia lool)
Fitorja de facto është e jotja për një arsye të thjesht, ke treguar shumë maturi dhe profesionalizëm në atë skenë. Ke konkurruar vetëm me kërcim duke e lënë Thumbin në shtëpi, pa shoë, pa sherre, pa emocione teatrale, vetëm dhe vetëm me kërcim dhe ke SHKËLQYER!!!!!
@graciano_tagani ti je yll nga natyra plus lekët do i marrësh kështu që s’po të lodh.
Por faleminderit publikisht që i ke dhënë Buqindës time eksperiencën më të bukur ever dhe që e ke bërë ta shijoj në të gjitha dimensionet artistike.

Votoni VIP8 në 51115 për herë të fundit sot, që fituesit të bëjnë të vetmen gjë që nuk kanë bërë deri tani; një foto me kupën. Ps; ok, ok dihet që shkruajta kaq bukur se prapë dhe këtë herë shtëpinë ma ka premtuar mua se vet do vetëm fitoren morale, se mos keqkuptohemi domethënë”…- ka shkruajtur gazetarja përbri këtij postimi.