“DONIM TË TË FALNIM UNIVERSIN”/ Albani, Ameli dhe Duam surprizojnë Miriamin në 35-vjetor (FOTO) – AlpeGossip
“DONIM TË TË FALNIM UNIVERSIN”/ Albani, Ameli dhe Duam surprizojnë Miriamin në 35-vjetor (FOTO)

“DONIM TË TË FALNIM UNIVERSIN”/ Albani, Ameli dhe Duam surprizojnë Miriamin në 35-vjetor (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo mbushi 35-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan urimet plot dashuri dhe surprizat nga njerëzit e zemrës.

I shoqi, këngëtari Alban Skënderaj e uroi publikisht në Instagram. Ai publikoi disa foto në rrjete sociale, krahas të cilave shkruante: “Gëzuar ditëlindjen shpirt! Faleminderit që i jep ngjyra jetës time!”

Megjithatë Albani nuk është ndalur me kaq! Ai ka “bashkëpunuar” me dy fëmijët e tyre, Ameli dhe Duam, për t’ia bërë Miriamit sa më të paharrueshme ditën. Këngëtari i ka dërguar një buqetë të madhe lulesh në emrin e të treve dhe i ka shkruar fjalët më të ëmbla në një pusullë.

“Sot do donim të falnim të gjithë universin si dhuratë, por s’mundemi sepse ai për ne ndodhet brenda teje. Të duam pafund dhe faleminderit që bëhesh çdo ditë frymëmarrja jonë. Gëzuar ditëlindjen shpirt, Albani, Ameli, Duam”, shkruhej në pusullë.