Markat pas të cilave janë “të fiksuara“ nuset e Mbretërisë Britanike (FOTO) – AlpeGossip
Markat pas të cilave janë “të fiksuara“ nuset e Mbretërisë Britanike (FOTO)

Markat pas të cilave janë “të fiksuara“ nuset e Mbretërisë Britanike (FOTO)

Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë që të dyja një garderobë të pasur dhe kjo është mëse normale duke pasur parasysh se për kë po flasim (edhe pse Kate, për hir të së vërtetës, është pak më modeste). Pavarësisht se mund të blejnë cfarë të duan, që të dyja kanë ca firma të preferuara, të cilave u kthehen gjithmonë. Ja disa prej tyre:

 

L.K.Bennet

Dukesha e Kembrixhit është parë në shumë raste të mbajë veshje të kësaj firme, së cilës i preferon në mënyrë të vecantë këpucët me taka ngjyrë nude.

 

Kate Spade-

Fakti që kanë të njëjtin emër nuk ka asnjë lidhje me preferencën e dukeshës për aksesorët e stilistes së njohur amerikane, e sidomos vëthët

Strathberry

Ishte Meghani ajo që tërhoqi vëmendjen botërore tek firma spanjolle e çantave, kur mbajti një të tillë disa javë pas fejesës dhe shtypi u cmend

Aritzia

Disa nuk kishin dëgjuar për të deri kur Meghani u shfaq me pardesy dhe fustane të kësaj firme

Reiss

Kate gati sa nuk e shpërtheu internetin kur veshi nje fustan të Reiss per takimin me çiftin Obama dhe me vonë, një tjetër fustan po të kësaj marke zgjodhi dhe për fejesë.

Jenny Packham

Ishte fustani I ëmbël bojëqielli me pika të bardha që Kate mbante veshur pas lindjes se Louis-it

Temperlary London

Firmën me qendër në Londër, dukesha e preferon shumë dhe rroba të saj mban shpesh

Superga

Atletet e saj, Kate nuk i heq nga dollapi. Dhe janë mëse të aksessueshnme për të gjithë për nga cmimi

Adina Reyter

Vëthët e saj prej floriri e me gurë diamanti, Meghan i ka në krye të listës; I pëlqejnë sepse janë tejet delikate

 

Alexander Mcqueen

Edhe pse fustanin e nusërisë nuk e zgjodhi atje, sic prisnin disa, dukesha e Sussex-it e ka atë në mesin e favoritëve