“REZULTOJ POZITIVE ME COVID-19″/ Këngëtarja shqiptare infektohet me Koronavirus (FOTO) – AlpeGossip
“REZULTOJ POZITIVE ME COVID-19″/ Këngëtarja shqiptare infektohet me Koronavirus (FOTO)

“REZULTOJ POZITIVE ME COVID-19″/ Këngëtarja shqiptare infektohet me Koronavirus (FOTO)

Këngëtarja e njohur Adelina Emini është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Adelina ka treguar se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk i janë shfaqur simptoma. Mirëpo, ajo ka shtuar se në familjen e saj ka pasur dhe raste të tjera me Koronavirus, të cilat nuk e kanë kaluar lehtë.

“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore. Bazuar në këto përvoja, ju sugjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”, ka shkruar këngëtarja.