Pas gjithë problemeve në familje, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të tretë – AlpeGossip
Pas gjithë problemeve në familje, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të tretë

Pas gjithë problemeve në familje, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të tretë

Këngëtari i shumë hiteve botërore, Michael Buble është bërë baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato ka sjellë në jetë vajzën e tyre të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Luisana nëpërmjet një fotografie në “Instagram”, në të cilën shihet dora e vogëlushes.

Në shkurt të këtij viti mediat rozë zbuluan se ata do të bëheshin sërish prindër, pasi partnerja e këngëtarit ndau me të gjithë një foto në të cilën dallohej barku i rrumbullakosur. Dita e sotme është një bekim i vërtetë për familjen e Buble, duke qenë se dy vite më parë ata kaluan një periudhë të vështirë me djalin, Noah, që vuante nga kanceri në mëlçi.

Që nga ajo kohë Michael hoqi dorë nga muzika për t’ju përkushtuar totalisht familjes së tij dhe për t’u kujdesur për djalin. Megjithatë tashmë ata janë një familje e lumtur dhe Buble mund të rikthehet sërish plotësisht në skenë.