Kim Kardashian tregon se si e thirri Alice Johnsson në burg për t’i treguar se ajo do të lirohet – AlpeGossip
Kim Kardashian tregon se si e thirri Alice Johnsson në burg për t’i treguar se ajo do të lirohet

Kim Kardashian tregon se si e thirri Alice Johnsson në burg për t’i treguar se ajo do të lirohet

Kur Kim Kardashian ka mësuar se Alice Marie Johnson – që ishte duke e vujatur dënim të përjetshëm, do të lirohet, ajo ja tha lajmin e gëzueshëm asaj menjëherë përmes telefonit.
“Unë i thash asaj, ti po shkon në shtëpi” Kardashian e tha këtë të ënjtjen duke kujtuar bisedën me Johnson.

Johnson, 63 vjeçare e cila i ka kaluar 23 vitet e saj në burg, kishte bërtitur nga gëzimi.

“Ne kemi qajtur në telefon për 3 minuta” këtë ngjarje ia kishte treguar ylli televiziv CNN, duke rrëfyer lobimin e saj për çështjen e Johnson, si dhe rolin e saj në vendimin e Presidentit Trump që të e falë Johnson. Të gjithë po qanin.”

Ishte një përfundim shumë i mirë i gjithë kësaj çështjeje ka thënë Kardashian e cila i ishte bashkuar kauzës kur para shtate muajsh kishte parë storien e Johnson në Twitter. Kur u pyet ajo se çka i ka marrë vëmendjen rasti i Johnson ? Kardashian tha se ajo kishte ndjerë një lloj lidhje me të kur ajo kishte kuptuar rastin e saj.

“Alice kishte humbur punën e saj, ishte divorcuar dhe djali i saj ka vdekur” ajo ka thënë. “Gjithçka po shkonte aq keq, ajo ishte kaq e dëshpëruar.”

Kardashian ka thënë se “E ndjeva se ajo ishte kaq person i mirë. Mund ta shohësh këtë “

Kështu që, ajo u mundua të ndihmojë këtë grua. Kardashian kishte thirrur në telefon Ivanka Trump që të i tregoj rastin e Johnson, si dhe i kërkoj asaj një takim me babain e saj, ka thënë Kim.

“E di që keni mëshirë për raste të tilla” ajo kujton se i kishte thënë Ivanka Trump.

Vajza e Presidentit kishte kontaktuar me burrin e saj për këtë çështje, Jared Kushner, i cili pati një interes të veçantë në rastin e Johnson.

Bisedat e përditshme me Shtëpinë e Bardhë kanë vazhduar një kohë të jatë. Kardashian nuk kishte dashur të marrë shumë merita për lirimin e Johnson si dhe ka theksuar avokimin e të tjerëve që u munduan të ndihmonin Johnson për gjatë viteve.