KANTAUTORI ME ORIGJINË SHQIPTARE/ Ermal Meta i thotë Lamtumirë muzikës (FOTO) – AlpeGossip
KANTAUTORI ME ORIGJINË SHQIPTARE/ Ermal Meta i thotë Lamtumirë muzikës (FOTO)

KANTAUTORI ME ORIGJINË SHQIPTARE/ Ermal Meta i thotë Lamtumirë muzikës (FOTO)

Kantautori me origjinë shqiptare, i famshëm në Itali, shtet të cilin e përfaqësoi vitin e kaluar në Eurovision, Ermal Meta do të shkëputet nga muzika.

Më datë 20 prill që ishte edhe ditëlindja e tij, Ermali mbajti koncertin përmbyllës të turit të tij dhe vendosi të thotë lamtumirë.

Këngëtari do të bëjë një pushim 2 vjeçar pas suksesit të madh që ka arritur këto vite.

Ermal Meta u ngjit tre vite më parë në skenën e Sanremos. Një vit më vonë fitoi vendin e parë të këtij festivali me këngën “Non mi avette fatto niente”, në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.