NUK I "NDAN" ASKUSH/ FOTO: Alban Skënderaj dhe Miriam Cani japin lajmin e radhës - AlpeGossip
NUK I “NDAN” ASKUSH/ FOTO: Alban Skënderaj dhe Miriam Cani japin lajmin e radhës

NUK I “NDAN” ASKUSH/ FOTO: Alban Skënderaj dhe Miriam Cani japin lajmin e radhës

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Prej disa muajsh ata i kanë munguar publikut pasi nuk sjellë ndonjë produkt të ri muzikor në tregun shqiptar.

Mirëpo ndërkohë që kanë kaluar një verë relaksuese dhe tashmë i kanë mbyllur pushimet, Miriami dhe Albani na kanë paralajmëruar mëngjesin e sotëm se kanë nisur punën  për projektet e reja.

Ka qenë Miriami ajo që publikoi në profilin e saj në Instagram një foto të adhurueshme, ku shfaqet përkrahë Albanit dhe jep një lajmin e bukur për fansat e tyre.

“Gjëra të bukura po vijnë”, shkruan Miriami krahas fotos ku na lë të kuptojmë se së shpejti ajo do të rikthehet së bashku me Albanin me një projekt të ri.

Dyshja e njohur ka sjellë disa bashkëpunime, midis të cilave është edhe kënga  “Let me die with you”.