PREJ 14 VITESH NË GJENDJE VEGJETATIVE/ Gruaja lind papritur foshnjën e saj – AlpeGossip
PREJ 14 VITESH NË GJENDJE VEGJETATIVE/ Gruaja lind papritur foshnjën e saj

PREJ 14 VITESH NË GJENDJE VEGJETATIVE/ Gruaja lind papritur foshnjën e saj

Lindja e papritur e një fëmije nga një grua, që ka kaluar 14 vitet e fundit të jetës së saj në një gjendje vegjetative, nxiti një hetim për abuzimit seksual në një institucion kujdesi në Phoenix.

Stafi në Hacienda HealthCare raportohet se nuk ishte në dijeni se gruaja ishte shtatzënë derisa ajo lindi fëmijën.

Fëmija, një djalë i shëndetshëm erdhi në jetë më 29 dhjetor.

Gruaja qëndron në Hacienda që kur dëmtoi trurin gjatë një incidenti mbi 14 vite më parë. Ajo kërkon kujdes 24 orë, që do të thotë se stafi kishte qasje të vazhdueshme në dhomën e saj. Pacientja është e paaftë për të komunikuar apo për të lëvizur.

Që nga ardhja në jetë e foshnjes, Hacienda  vendosi rregullin se punonjësit meshkuj duhet të shoqërohen nga punonjëse femra,  të mandatuara nga Departamenti i Shëndetësisë i Arizonës (ADHS), kur hyjnë në dhomat e pacienteve.

Hacienda pothuajse humbi fondet nga Medicare në dhjetor 2013 pasi ADHS zbuloi se një anëtar i stafit kishte abuzuar pacientë të shumtë. Ndërsa anëtarët e tjerë të stafit nuk raportuan akuzat e pacientëve për abuzim nga stafi.

Një anëtar tjetër i stafit u shkarkua pasi bëri komente seksuale në mënyrë të përsëritur ndaj pacientëve.