Një grua, e cila ka dhënë një shfaqe të shëmtuar në tren, duke dhunuar mamanë e dy fëmijëve, është duke u kërkuar nga policia në Londër.
Gruaja, e cila është rreth të 30-ave, u qëllua teksa hyri në një linjë të trenit qendror nga Oxford Circus, bashkë me fëmijët e saj të moshave nga dy në pesë vjeç.
Gjithçka nisi pasi një vajzë e re u ul pranë saj dhe nisi të fliste me zë të lartë. Ajo i kërkoi që të ndalej, të ulte zërin, por personi që kishte përballë nuk dinte t’i vinte fre vetes.
Pasagjerja tjetër u bë menjëherë agresive, nisi të bërtiste dhe të kërcënonte për më shumë se 20 minuta se do t’i rrëmbente fëmijët.
Nëna e dy fëmijëve u ngrit që të mbronte të vegjlit e saj, por e reja e qëlloi me shqelm në stomak, para se të largohej.
Gjithçka u raportua në polici, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shumë zemëratë në popull.