Dita e parë e kopshtit për fëmijët, është një ngjarje e veçantë në familje. Dhe Emina Çunmulaj e ka përjetuar me gjithë emocionet e një nëne dhe një gruaje shtatzënë bashkë.
“Aaa çfarë po ndodh? Fëmija im po nis shkollën dhe unë dua të qaj”, ka shkruar ajo.
Megjithatë e bija, dy vjeçe, duket se po shkon në kopsht me shumë dëshirë. E veshur me stil punk, ajo është gati për të nisur një periudhë të re jete.
Ndërkohë ka nisur që tani të numërojë e të këndojë në portugalisht…
Ella po rritet!