Që pasi konfirmoi pritjen e ëmbël, partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha nuk ka hezituar të ndajë foto me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka publikuar pak minuta më parë një tjetër moment teksa shijon pushimet me bebin e saj.
“Rrëshqisni fotot për të parë bebin kur pi”, ka shkruar Sara krah postimit i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e gjithë ndjekësve që e kanë pëlqyer dhe kanë nisur të lënë komentet e tyre.
Me siguri Hoxha duhet të jetë duke përjetuar një nga periudhat më të bukura në jetën e saj së bashku me Ledrin, pasi në vetëm pak muaj do të munden të mbajnë në krahë frytin e tyre të dashurisë.