ZBULOHET DATA E PUBLIKIMIT/ Rihanna sjell filmin më të ri me reperin e njohur (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ZBULOHET DATA E PUBLIKIMIT/ Rihanna sjell filmin më të ri me reperin e njohur (FOTO+VIDEO)

ZBULOHET DATA E PUBLIKIMIT/ Rihanna sjell filmin më të ri me reperin e njohur (FOTO+VIDEO)

Karriera e Rihanna-s si aktore, mesa duket do të vazhdojë. Së shpejti, ajo dhe reperi i njohur me emrin Childish Gambino, do të publikojnë filmin e tyre më të ri, ‘Guava Island’. Ditën e sotme, reperi konfirmoi se filmi do të publikohet ditën e shtunë, në datën 13 prill dhe do të mund ta shihni në ‘Amazon Prime’. Filmi përshkruhet si një ‘thriller tropikal’ dhe skenari është shkruajtur nga vëllai i reperit, Stephen, i cili sipas ‘Vanity Fair’ është inspiruar nga filmat ‘City of God’ dhe ‘Purple Rain’. ‘Trailer-i’ i plotë i filmit është lançuar vitin që kaloi, ndërsa sot është publikuar një pjesë e shkurtër dhe mund ta shihni më poshtë.Kujtojmë se së fundmi Rihanna gjithashtu publikoi koleksionin e ri të produkteve kozmetike ‘Fenty Beauty’.