”MA BËJ HALLALL”/ Ira Seferi flet për herë të parë për shtatëzaninë (FOTO) – AlpeGossip
”MA BËJ HALLALL”/ Ira Seferi flet për herë të parë për shtatëzaninë (FOTO)

”MA BËJ HALLALL”/ Ira Seferi flet për herë të parë për shtatëzaninë (FOTO)

Para disa ditësh në media u përhap lajmi se aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira, do të bëhen prindër për herë të parë.

Ira për herë të parë ka folur për shtatzëninë dhe ka pranuar kështu që një fëmijë është rrugës. Ajo ka ndarë një postim në instastory, ndërmjet së cilit shpreh se është në një pritje të ëmbël ama jo në një të tillë të pa planifikuar.
“Unë nuk di të kem patur ndonjë shtatzëni të pa planifikuar, por na falni nëse iu kemi prishur axhendën e dasmave.”- ka shkruar Ira.

Ajo ka shtuar gjithashtu se shtatzëninë nuk e ka mbajtur aspak të fshehur, thjesht siç është e ditur barku i rrumbullakosur nuk duket që në ditët e para dhe ky nuk është faji i saj.
“Epo ndodh që në fillimet e shtatzënisë barku nuk duket, apo quhet fshehje kjo? Ma bëj hallall.”