Çfarë është gjuha e dashurisë dhe si ndikon në një marrëdhënie? – AlpeGossip
Çfarë është gjuha e dashurisë dhe si ndikon në një marrëdhënie?

Çfarë është gjuha e dashurisë dhe si ndikon në një marrëdhënie?

Problemet në një marrëdhënie janë të shumta, por ndonjëherë është e vështirë të thyhet akulli pas një konflikti. Në këtë rast hyn në punë gjuha e dashurisë, që mund t’ju ndihmojë në dhënien e një drejtimi. Termi gjuha e dashurisë, në fillim u krijua nga Gary Chapman, ekspert i lidhjeve romantike. Ideja pas këtij koncepti është e thjeshtë: të kuptosh për çfarë ka nevojë partneri/partnerja pa ua treguar ai/ajo vetë. Sipas Gary Chapman ka 5 mënyra se si njerëzit kuptojnë dashurinë.

  1. Fjalët inkurajuese

Të gjithë njerëzit kanë nevojë të ndjehen të vlerësuar dhe të dëgjojnë fjalë inkurajuese. Komplimentet e thjeshta si: “Dukesh bukur me këtë fustan” ose “Më pëlqen se si i mban premtimet”, ndikojnë shumë në një marrëdhënie.

  1. Koha cilësore

Ka një diferencë të madhe mes shpenzimit të kohës dhe shpenzimit të kohës cilësore me partnerin. Nëse doni të shpenzoni kohë cilësore, duhet ta përqëndroni të gjithë vëmendjen tek partneri juaj. Në vend që të uleni dhe të shini televizor bashkë, mund të dëgjoni dhe të ndani shqetësimet e ndryshme me njëri-tjetrin.

  1. Marrja dhe dhënia e dhuratave

Kur merrni një dhuratë kuptoni se partneri juaj ka shpenzuar kohë duke menduar për ju dhe kjo ka ndikim shumë të madh në lidhje.

  1. Veprimet e shërbimit

Me këtë gjë Chapman kupton të bërit e gjërave që partneri juaj do të donte shumë që ju t’i bënit. Kjo do të thyejë steriotipet dhe do ndikojë shumë në marrëdhënien tuaj. Nëse bashkëshortja juaj ka qenë gjithë ditën e lodhur duke u kujdesur për fëmijët, ju mund të bëni punë të tjera të shtëpisë.

  1. Kontakti fizik

Përtej seksit, kontakti fizik ka të bëjë me shtrëngimin e duarve me njëri-tjetrin, një përqafim apo një puthje.