ZBULOI NË BB-VIP SE KISHTE PËSUAR ABORT/ Olta Gixhari sërish në pritje të ëmbël? – AlpeGossip
ZBULOI NË BB-VIP SE KISHTE PËSUAR ABORT/ Olta Gixhari sërish në pritje të ëmbël?

ZBULOI NË BB-VIP SE KISHTE PËSUAR ABORT/ Olta Gixhari sërish në pritje të ëmbël?

Që pas përfundimit të “Big Brother”, Olta Gixhari ka qenë ndër personazhet protagonist të shtypit rozë. Aktorja ka treguar se di të vijë edhe nën petkun e personazhit kontravers, por gjithmonë pa e humbur pëlqyeshmërinë te publiku.

Prej gati 3 muajsh, ajo është pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”, ku dhe ka spikatur me vlerësimet e saj. Por, ajo që nuk kishim vënë re është fakti se javët e fundit aktorja vinte në skenë me veshje të gjëra. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisë të përflitet për një shtatëzani të mundshme.

Fillimisht, lajmet filluan të qarkullonin për shkak të disa fotove të aktores, ku duket qartë barku i saj i rrumbullakët.

Dyshimet për këtë janë shtuar pasi këtë javë aktorja ka udhëtuar drejt Valencias, ku tha se ka kryer disa analiza rutinë. Në faqen e saj të “Instagram”-it, të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë uruar për këtë pritje të ëmbël.

Nga ana tjetër, vetë Olta nuk ka pranuar të ndajë asnjë detaj rreth kësaj teme me ndjekësit e saj. Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Olta është komentuar shpesh rreth faktit të shtatëzanisë, megjithatë deri më tani lajmet nuk kanë rezultuar të vërteta.

Por, edhe nëse ajo është tani shtatzënë, nuk do na e zbulojë. Kështu tha teksa iu përgjigj pyetjeve të publikut në “Instagram”, pak kohë më parë.

“Edhe po të jem, nuk do e tregoj”, tha Olta teksa postoi një foto me djalin. Si gjithmonë për personazhet si Olta Gixhari ka shumë kuriozitet mbi jetën, karrierën, por edhe anën familjare. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë pyetur në “Instagram”-in e saj rreth një shtatëzanie të dytë.

A do të bësh fëmija tjetër? Olta ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes duke thënë: “Sa shpesh ma bëni këtë pyetje, kur ta sjell zoti, edhe unë e dua një bebe tjetër”. Kur ishte pjesë e lojës, aktorja zbuloi se ka pësuar abort spontan. Gjatë një bisede me banorët e tjerë ajo ka rrëfyer se po tentonte të bënte një fëmijë tjetër, por e humbi.

“Isha shumë e vogël, 4 javëshe”, tha ajo, duke theksuar se nëse nuk do kishte pësuar abort nuk do ishte bërë pjesë e spektaklit. Aktorja theksoi se këtë nuk i ka treguar askujt teksa u shpreh se “asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose”.

“Para se të hyja këtu tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha shumë e vogël, 4 javëshe. Asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze. E bëra dhe pak kështu, sepse nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu, ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte. I thashë vetes nëse e humb fëmijën, do hy në shtëpinë e BBV. Kam qenë deri në hotel, nuk vij, do dal do iki. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë ‘ok’ kjo është një shenjë. Por, e humba”, tha Olta Gixhari.

Aktorja prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria dhe është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me bashkëshortin e saj, Dorin, identitetin e të cilit është munduar që ta mbajë sa më të fshehtë.

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Olta është treguar edhe më bujare me pjesën e familjes së saj, duke ndarë copëza nga jeta familjare.

Pas angazhimeve në jurinë e “Dancing”, Olta tashmë do të jetë më e lirë për t’iu rikthyer jetës familjare në Spanjë, por edhe për t’u përgatitur për një fëmijë të dytë, nëse ende nuk është në pritje të ëmbël.

Do të na duhet të presim edhe pak kohë, për të parë nëse barku i rrumbullakosur i saj do të dalë në sipërfaqe.