SHPENZIM MARRAMENDËS/ Brenda shtëpisë super luksoze të Ingrit Gjonit, çdo gjë duket perfekte (VIDEO) – AlpeGossip
SHPENZIM MARRAMENDËS/ Brenda shtëpisë super luksoze të Ingrit Gjonit, çdo gjë duket perfekte (VIDEO)

SHPENZIM MARRAMENDËS/ Brenda shtëpisë super luksoze të Ingrit Gjonit, çdo gjë duket perfekte (VIDEO)

Prej disa kohësh këngëtarja Ingrit Gjoni ka zbuluar se ka bërë një shpenzim marramendës për të blerë një shtëpi në Gjirin e Lalëzit.

Këngëtarja ka treguar se për mobilimin është kujdesur vetë dhe brenda 1 muaji ka arritur ta kthejë atë në shtëpinë e ëndrrave.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj të re një festë më familjarët e saj dhe në sy bie arredimi perfekt që ka zgjedhur këngëtarja

ë shtëpinë e saj luksoze mbizotëron ngjyra e bardhë dhe ajo është kujdesur që brenda saj të ketë çdo gjë që i duhet për të kaluar një ditë të bukur.

Ingriti po jeton në një vilë dykatëshe dhe në oborrin e saj ka një pishinë të rrethuar me drita.

Në ambientin e brendshëm këngëtarja ka zbuluar se nuk mungon një televizor 3D ku mund të kalojë mbrëmje të qeta pranë djalit të saj Paridit.

Dhomën e saj të gjumit Ingriti ka zgjedhur ta ketë të bardhë.

Ndërsa pjesa tjetër e vilës është perfekte, mjafton t’i shihni videot dhe do të kuptoni se Ingriti paska pasur goxha shije.