PA TORTË DHE FISHEKZJARRE! Ledri Vula feston ditëlindjen e tij duke punuar (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PA TORTË DHE FISHEKZJARRE! Ledri Vula feston ditëlindjen e tij duke punuar (FOTO+VIDEO)

PA TORTË DHE FISHEKZJARRE! Ledri Vula feston ditëlindjen e tij duke punuar (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme reperi shumë i dashur për publikun, Ledri Vula festoi ditëlindjen e tij.

Këngëtari mbushi 33 vjeç dhe këtë ditë speciale ai ka zgjedhur ta festojë në mes të fansave të tij.

Nëpërmjet disa postimeve të bëra në rrjetet sociale nga kolegët e tij shihet qartë se këngëtari ka ndezur skenën së bashku me Taynën dhe Lumi B.

Këngëtarët kanë kënduar disa prej këngëve të tyre më të suksesshme dhe si gjithmonë kanë mbushur sallën plot.

Kjo ditëlindje e ka gjetur ndryshe këngëtarin, pasi vitin e kaluar ai festoi së bashku me familjarët dhe miqtë e tij më të afërt në një party surprizë.

Por meqenëse këtë periudhë e ka pasur mjaft të ngjeshur me koncerte ai nuk e ka shmangur dot punën as në ditëlindjen e tij.