Me anë të një videoje të postuar në “Facebook”, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër ka uruar sot Ditën Ndërkombëtare të gruas. Në videomesazh shfaqen disa femra shqiptare, ndër to edhe mamaja e Rita Orës, Vera.
“Si mjeke dhe si grua e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit, u drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollet paraprake rregullisht”, bën thirrje Vera Ora, mjeke psikiatre në video.
“Sot jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur e orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora”, shprehet mamaja e këngëtares me lot në sy.
“Gruaja shqiptare në Britani, krenohem me ty”, përfundon Vera Ora.
Vera Ora u diagnostifikua me kancer të gjirit në kohën kur u zhvendos së bashku me familjen në Londër. Ajo arriti ta kapërcente këtë sfidë të vështirë, por kanceri iu rikthye kur Rita Ora ishte 14 vjeç. Atë kohë, karriera e Ritës si këngëtare sapo kishte filluar. Këngëtarja shqiptare u shpreh se çdo gjë e bënte për mamin e saj dhe me punë e vullnet arriti aty ku është sot.











![‘Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi’: Thanë se ishte Varrosi, por u gabuan, ja kush është personi që i këndoi vërtet modeles [FOTO/VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/1111111111111111111111111111111111111111111-400x196.jpg)


