TË THJESHTA E TË REHATSHME/ 4 veshjet kryesore që duhet të keni nëse punoni në zyrë – AlpeGossip
TË THJESHTA E TË REHATSHME/ 4 veshjet kryesore që duhet të keni nëse punoni në zyrë

TË THJESHTA E TË REHATSHME/ 4 veshjet kryesore që duhet të keni nëse punoni në zyrë

Përshtypja e parë që lini te dikush është shumë e rëndësishme, sidomos në një takim pune ose biznesi. Mënyra se si femrat vishet flet  për personalitetin dhe karakterin para se të flasin, prandaj është një zgjuarsi të investoni në pamjen tuaj unike për të siguruar që të dalloheni nga turma.

Por, ndërkohë që disa industri dhe qarqe sociale vlerësojnë individualitetin  disa të tjera mund të kenë një kod të veçantë veshjeje. Veshje e biznesit vlen për vendet e punës si firmat juridike, gjykatat, administratën qeveritare, agjencitë e marrëdhënieve me publikun, shërbimin civil dhe bankat.

Lauren Conrad, stilistja e modës dhe ylli i TV hollyëoodiane, beson se titulli “formal i biznesit” tregon kodin më të rreptë kur ajo bashkohet me veshjen për vendin e punës.”Të gjitha aspektet e veshjes tuaj duhet të jenë në formë tipike dhe sa më profesionale të jetë e mundur”, shkruan ajo në blogun e saj LaurenConrad.com. Për tu veshur sa më mirë në punë tuaj ndiqni këto këshilla:

Fundi në formë lapsi: Për gratë që e urrejnë ndjesinë e pantallonave. Një fund në formën e lapsit është i duhuri pasi ai ka gjatësinë ideale dhe është i përshtatshëm për punë.

Këmisha fustan: Një përzgjedhje e mirë pasi kjo veshje e grave të biznesit lejon çdo këmishë me ngjyrë, prandaj përdorni këtë veshje për të treguar personalitetin tuaj sa më shumë që dëshironi!

Veshjet e biznesit: Një pjesë e mirë e veshjeve të gjata deri te gjurit janë thelbësore për të ngjyrosur veshjen e biznesit të grave moderne. Vende si ASOS dhe The Iconic kanë faqe të tëra të dedikuara për veshjet formale të punës.

Këpucët: Shik por të rehatshme – kjo duhet të jetë ideja që duhet të keni në kokë përpara se ti blini ATO. Me takë të moderuar  dhe me gishtat brenda. Nëse blini me zgjuarsi mund ti përdorni dhe kur dilni ën darkë.