Këtë 8 Mars vajza e Majlinda Bregut prek zemrat me dedikimin për nënën e saj! (FOTO) – AlpeGossip
Këtë 8 Mars vajza e Majlinda Bregut prek zemrat me dedikimin për nënën e saj! (FOTO)

Këtë 8 Mars vajza e Majlinda Bregut prek zemrat me dedikimin për nënën e saj! (FOTO)

Vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu i ka bërë gjatë ditës së sotme një dedikim mjaft prekës nënës së saj në ditën e gruas.
Ajo ka publikuar në Instastories dy foto ku nënë e bijë shfaqen së bashku dhe krahas tyre ka shkruar se sa ka ndikuar si model në jetë nëna e saj për të.

“Për gruan që diti të bëjë të dyja të bëjë karrierë dhe të jetë një nënë e mrekullueshme. Për gruan që më mësoi të jem e pavarur dhe të luftoj për atë që mendoj është e drejtë. Të dua! Gëzuar ditën e gruas modelit tim në jetë, e cila ndodh të jetë dhe nëna ime,”-përfundon Kejda në rrjete sociale.

Kejda është aktualisht jashtë shtetit ku është duke kryer studimet e larta.