E vogël e vogël, po “shumën” e ka të madhe! Xhensila vishet me shumë euro (FOTO) – AlpeGossip
E vogël e vogël, po “shumën” e ka të madhe! Xhensila vishet me shumë euro (FOTO)

E vogël e vogël, po “shumën” e ka të madhe! Xhensila vishet me shumë euro (FOTO)

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj njihet për maninë e saj për market luksoze. Ajo ka punuar në fakt për këtë ditë që të mund të blejë çfarë ajo dëshiron.

Prej vitesh ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme të skenës shqiptare, dhe çdo gjë e ka arritur falë talentit të saj. Gjithsesi, sot nuk do të flasim për karrierën e Xhensilës, por për çantën e vogël Dior që këngëtarja tregoi gjatë pushimeve në Santorini.

Të kombinuar me një fustan rozë të lehtë me pika të zeza, kjo çantë binte më shumë në sy se fustani për hirë të së vërtetës.

Por a jeni kurioz për të mësuar sa kushton kjo çantë Dior? Ajo ka një çmim marramendës. Çanta Dior kushton plot 4495€.