GJITHÇKA GATI/ Përfundojnë përgatitjet për koncertin e Malumës. Stafi i këngëtarit shfaqet në Tiranë (PAMJET) – AlpeGossip
GJITHÇKA GATI/ Përfundojnë përgatitjet për koncertin e Malumës. Stafi i këngëtarit shfaqet në Tiranë (PAMJET)

GJITHÇKA GATI/ Përfundojnë përgatitjet për koncertin e Malumës. Stafi i këngëtarit shfaqet në Tiranë (PAMJET)

Vetëm një ditë na ndan nga koncerti i shumëpritur i këngëtarit me famë botërore Maluma, i cili do të përformojë me 14 mars në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Ndërkohë që instalimet e skenës janë drejt përfundimit, burime për PanoramaPlus kanë dërguar disa imazhe ku duket se stafi i artistit latin kanë mbëritur tashmë në Tiranë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se artisti zgjodhi kryeqytetin e Shqipërisë si një nga destinacionet e tij të shumta për të zhvilluar turneun nëpër botë të quajtur “ Papi Juancho Tour”. Koncerti i shumë pritur ishte planifikuar të zhvillohej në 14 mars të vitit 2020, por për shkak të pandemisë, u detyruan që shfaqja të shtyhej.

Disa burime kanë bërë me dije se natën e spektaklit do të këndojnë edhe disa artistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila gjithashtu do të përfaqësojë Shipërinë në Eurovision, dhe këngëtarin Elgit Doda. Mësohet se dyshja do të këndojnë mbrëmjen e së hënës  në të njejtën skenë me Malumën.

Ndër të tjera, ju kujtojmë se kemi mundur të mësojmë edhe disa detaje nga vizita e shpejtë që këngëtari Maluma do të bëjë në vendin tonë. Bëhet me dije se ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm pak orë. Menjëherë pasi të mbarojë perfomancën e tij, ai do të largohet, duke mos kaluar asnjë natë në Tiranë, ndërkohë që në vendet e tjera të Europës, ai ka zgjedhur të kalojë të paktën 1 natë.

Nuk dihet ende shuma që ai do të marrë nga ky event, ndonëse në informacionin që jepet për artistin, thuhet se pagesat për të nisin nga 600 mijë dollarë deri në 1.5 milionë dollarë. Bileta për të ndjekur Malumën live do të kushtojë 6 mijë lekë në rreshtat e parë, dhe 4.500 lekë në rreshtet e mbrapme.

Juan Luis Londoño Arias, i njohur profesionalisht si Maluma, i lindur më 28 janar 1994, është një këngëtar, kompozitor dhe aktor kolumbian. I lindur dhe i rritur në Medellín , ai zhvilloi një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, ‘Magia’ , një vit më vonë në 2012.

Megjithatë, albumi i tij përparimtar ishte ‘Pretty Boy’, ‘Dirty Boy’ i vitit 2015 , i cili çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë. Ai publikoi ‘FAME’ në 2018, për sukses të mëtejshëm në industrinë e muzikës. Artisti e ndoqi suskesin me këngën ‘11:11’ në 2019, dhe ‘Papi Juancho’ në 2020.