DONI QË ATLETET TË JENË GJITHNJË TË BARDHA? Ja sekreti që do ju zgjidhi këtë problem - AlpeGossip
DONI QË ATLETET TË JENË GJITHNJË TË BARDHA? Ja sekreti që do ju zgjidhi këtë problem

DONI QË ATLETET TË JENË GJITHNJË TË BARDHA? Ja sekreti që do ju zgjidhi këtë problem

Vera iku, por atletet e bardha do të na shoqërojnë edhe për pak kohë sepse gjërat e preferura, s’njohin afate! Të gjithë e dimë se atletet e bardha duken një mrekulli kur shkëlqejnë nga pastërtia, ashtu siç duken një tmerr kur janë të pista!

Në të shumtën e rasteve edhe kur i shohim se pluhuri është aty ku s’duhet, hezitojmë dhe e lëmë pastrimin e tyre për “herën tjetër”. Gjithsesi, atletet mund t’i bëni xixë për 5 minuta me mjete që ju ndodhen aty afër. Fillojmë?

Përbërësit:

1 lugë gjelle ujë i nxehtë
1 lugë gjelle sodë buke
1 lugë gjelle uthull

Pasi të keni krijuar një masë homogjene merrni një furçë dhëmbësh dhe fërkojini atletet mirë e mirë. Lëreni më pas përzierjen të veprojë për 15- 30 minuta. Kaq ishte!

Gjithsesi, duhet të mbani mend disa këshilla të tjera, që vlejnë po aq sa procesi më lart.

1.Jo lavatriçe!

Kujdes! Jo të gjitha atletet mund t’i fusni në lavatriçe. Shumë prej tyre dëmtohen dhe ndryshojnë komplet formën ose ngjyrën…

2.Sekreti qëndron tek lidhëset.

Më shumë se sa me pjesën e jashtme, bëni mirë të merreni me pastrimin e lidhëseve.  Lidhëset e pastra i bëjnë atletet të duken si të blera sot. Nëse i neglizhoni, bardhësia s’do të jetë ajo që keni në mendje.

3.Ujë dhe sapun

Merrni një sapun, ujë të bollshëm dhe nisni të shkumoni. Në vend të leckës apo ndonjë furçe, merrni një letër të fortë (jo gazetë) dhe nisni larjen. Kështu forma dhe çdo gjë tjetër do të jenë njësoj.

4. Mbajini me kujdes!

Siç e dini- parandalimi është më mirë se kurimi- kështu që nëse doni atlete xixë të bardha, tregohuni të dashura me to.

Kujdes ku shkelni dhe mos i ekspozoni shumë në diell pasi mund të zverdhën shpejt.