”U DOBËSOVE T’U RRIT MENDJA”/ Anxhela Peristeri i kthehet keq komentueses: Zemër jam 33 vjeç dhe… (FOTO) – AlpeGossip
”U DOBËSOVE T’U RRIT MENDJA”/ Anxhela Peristeri i kthehet keq komentueses: Zemër jam 33 vjeç dhe… (FOTO)

”U DOBËSOVE T’U RRIT MENDJA”/ Anxhela Peristeri i kthehet keq komentueses: Zemër jam 33 vjeç dhe… (FOTO)

Kënga e re e Anxhela Peristerit “Shpirt i bukur” u pëlqye shumë dhe po dëgjohet kudo, por videoklipi nuk u prit dhe aq mirë për shkak se këngëtarja u shfaq me mbathje. Së fundmi Anxhela postoi një video në Instagram nga xhirimet e klipit dhe tregonte se nuk ia ndjen për kritikat.

Mirëpo mes komenteve të shumta, këngëtarja vendosi t’i përgjigjej një ndjekëseje e cila i shkruante se i është rritur mendja që kur është dobësuar.

“Anxhela ke qen me e mira gjithmone me ke pelqyer. Kurse tani po devijon pak nga rruga. Jo pse ke dal me mbathje, por qe kur fillove te dobesohesh sikur ka filluar te te rritet mendja ke qen me e thjesht. Ky esht nje mendim i imi”, komenton ndjekësja.

“Zemer jam 33 vjec dhe vetem 3 vite kam qene e shendoshe ne jeten time. Ndoshta s’me ke ndjekur mire. Ku e ke pare qe me eshte rritur mendja? Apo thjesht e mendon”, iu përgjigj Anxhela.