“JU SHOH SI SHOQE MË SHUMË”/ E papritur, ja cilat vajza eleminoi Saimiri mbrëmë në “Love Story” (VIDEO) – AlpeGossip
“JU SHOH SI SHOQE MË SHUMË”/ E papritur, ja cilat vajza eleminoi Saimiri mbrëmë në “Love Story” (VIDEO)

“JU SHOH SI SHOQE MË SHUMË”/ E papritur, ja cilat vajza eleminoi Saimiri mbrëmë në “Love Story” (VIDEO)

Javën e kaluar bëri bujë për shkak të afrimitetit në dhomën e masazhit, takimi i Saimirit me Enxhin, madje edhe u surprizua nga ajo në skenën e kërcimit, por kjo nuk e ‘shpëtoi’ Enxhin, pasi 33-vjeçari nuk kishte rezervuar një trëndafil për të mbrëmjen e sotme.

Arsyen, Saimiri nuk e dha, por siç mund të mendohet, ai preferoi të nxjerrë nga gara vajza, me të cilat nuk ka pasur një kimi të vërtetë ende.

E eleminuara tjetër ishte Kejsi, e cila nuk pati rastin që të kishte një takim privat me Saimirin, megjithatë ai tha se e ka vlerësuar dhe respektuar shumë natyrën e saj.

Ai u shpreh se nuk i shihte për më shumë vajzat e eleminuara por në fakt më shumë i shihte si shoeqe.

Mbrëmjen e sotme gjithë vëmendjen e morën dy motrat binjake, Albana dhe Silvana, që janë afruar shumë me Saimirin, duke kërcyer e flirtuar të dyja njëkohësisht, diçka që ato e kanë quajtur si “të degraduar” më parë tek konkurrentet e tjera.

Motrat kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër me 33-vjeçarin, ku e kanë pyetur nëse shkon shpesh në disko, duke e konsideruar si të mirë faktin që nuk shkon shpesh sepse ka më pak mundësi për të tradhëtuar.

Ndërkohë, Suela i ka dërguar një videomesazh Saimirit, ku thekson se nuk ishte pija, por dashuria ajo që e çoi në atë gjendje.