Ronela Hajati: Kjo ishte dhimbja më e madhe që kam përjetuar në jetën time – AlpeGossip
Ronela Hajati: Kjo ishte dhimbja më e madhe që kam përjetuar në jetën time

Ronela Hajati: Kjo ishte dhimbja më e madhe që kam përjetuar në jetën time

Këngëtarja Ronela Hajati tregoi sot për herë të parë sesi ishte të performoje me brirë të vendosur në kokë.

Paraqitja e saj në klipin e ri, ka qenë një ndër më të përfolurat dhe më të komentuarat, ende pa u publikuar kënga.

Ndaj Ronela u lutet fansave që të mos flasin më për brirët, pasi kanë qenë gjeja më e dhimbshme që ka provuar ndonjëherë në jetë:

“Nëse ndonjëherë kam ndjerë një dhimbje të vërtetë në jetën time, ishte nga këto brirët … prandaj ju lutem mos flisni më për këtë … ende më dhemb koka …. p.s Po të dielën? Si thoni? Ta nxjerr videon të dielën?

 

Kënga e re do të titullohet “Maje Men” dhe Ronela do të shfaqet në disa momente mjaft sensuale me modelin Gerti Koxhja.