Së fundmi fansat nuk kanë të ndaluar me kritikat ndaj moderatores së njohur Alketa Vejsiu për emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Para disa ditë ndjekësit e kritikuan se fëmijët ishin futur me mik dhe disa prej tyre kishin prindërit vip-at.
Pas kritikave Alketa me fines ka publikuar një foto të fëmijës së emsionit “Në kurthin e Piter Panit” dhe ka bërë një shkrim thumbues.
“Ne Turthin e Piter Pan”
I kane thene kaq shume keto jave Taramelja Piter Pan-it sa i eshte merzitur; por kemi bere pakt qe nuk do merzitet me! Se taramelet edhe pse prishin dhembet, jane te embla dhe me shije! Edhe sepse Xhejsonit nuk i jane nderruar ende dhembet e qumshtit dhe shume shpejt do ti thote te gjithe K-ete sic duhet!
I kam dhene me shume hapesire se sa femijeve te tjere vec per nje motiv; besoj fort qe edhe nga nje fshat qe neve nuk mund t’ja dinim vendodhjen apo emrin, nga dy prinder te thjeshte por njerez te mrekullueshem e punetore, mund te linde nje femije kaq i mire dhe i mbare te cilit patjeter i duhet dhene shans me merite! Qe te besojne edhe ata qe kane pak, qe vijne nga periferia, qe nuk kane miq dhe njohje; me besim dhe endrra mund t’ja dilni nese pashaporte keni talentin! Ky djale komunikimin ne publik e ka Talent Bio dhe ne si produksion duam te bejme vertete dicka te mire per te”.
Menjëherë fansat duket se nuk e kanë pëlqyer faktin që Alketa ka citur se vogëlushi është nga fshati duke e kritikuar që të mos paragjykoj por edhe Alketa nuk ja u ka përtuar me përgjigjet. Disa të tjerë kanë cituar se vogëlushi thjesht po përdoret si rast për vëmendje. Gjithastu disa prej tyre e kanë akuzuar se moderatorja u ka fshir komentet.