KORONAVIRUSI/ Si t’ja bëni nëse ju duhet të udhëtoni. Vendet më të rrezikshme… – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Si t’ja bëni nëse ju duhet të udhëtoni. Vendet më të rrezikshme…

KORONAVIRUSI/ Si t’ja bëni nëse ju duhet të udhëtoni. Vendet më të rrezikshme…

Një nga pyetjet më të zakonshme në një situatë pandemie është: A duhet të anuloj udhëtimet ndërkombëtare?

Në fakt, nuk ka një përgjigje specifike, pasi situata ndryshon nga njëri rajon në tjetrin. Virusi është ende i panjohur për njerëzit dhe shkencëtarët, ndaj të kuptuarit e rreziqeve është diçka me të cilën po punohet.

Nëse udhëtimi ju shkakton stres dhe ankth si edhe keni mundësinë që ta ndryshoni, anulimi nuk është aspak ide e keqe.

Duhet të kontrolloni faqen e biletave rregullisht dhe të siguroheni që ambjenti i udhëtimit është i pajisur me të gjitha ndryshimet për të parandaluar përhapjen e virusit SARS-CoV-2, i njohur me termin përgjithësuar koronavirus dhe që shkakton sëmundjen Covid-19.

Gjithashtu duhet të përditësoheni me të dhënat e fundit. Për shembull, Shqipëria dhe shtetet e tjera kanë anuluar udhëtimet detare dhe ajrore drejt Italisë. Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se transporti i udhëtarëve do të bëhet vetëm nëse auritetet italiane dërgojnë tragetë/avionë bosh nga Italia për të marrë pasagjerë nga Shqipëria.

Duhet të keni parasysh se mund të përfundoni në karantinat e shtetit ku do të shkoni, ose të mos lejoheni të udhëtoni nëse shfaqni simptoma të ngjashme me ato të Covid-19.

Nëse udhëtimi është i pashmangshëm, duhet të ndiqni rregullat bazë të higjienës:

– Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
– Përdorni dezinfektues për të pastruar zonën ku do të qëndroni;
– Mos prekni sipërfaqe të cilat mund të jenë të ndotura (ekranë, revista, doreza mbështetëse)
– Vendosni maska dhe doreza mbrojtëse;
– Shamangni prekjen e hundës, gojës, syve;
– Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
– Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë.

Vendet më të rrezikshme për të udhëtuar (në varësi të numrit të të prekurve):

Kina
Italia
Irani
Koreja e Jugut
Franca
Spanja
Gjermania
SHBA
Norvegjia
Zvicra
Japonia
Danimarka
Hollanda
Suedia
Britania e Madhe
Belgjika
Austria