E KA NË DISA NGJYRA/ Zaimina Vasjari e “fiksuar” pas kësaj makine super të shtrenjtë – AlpeGossip
E KA NË DISA NGJYRA/ Zaimina Vasjari e “fiksuar” pas kësaj makine super të shtrenjtë

E KA NË DISA NGJYRA/ Zaimina Vasjari e “fiksuar” pas kësaj makine super të shtrenjtë

Ashtu siç fiksohemi pas një modeli fustani apo këpucësh dhe shohim që i kemi blerë të gjitha ngjyrat, mesa duket, edhe Zaimina e ka këtë zakon, por me makinat.

Ajo ka mbi një vit që poston herë pas here foto me makina “Range Rover” tip i fundit, ndërkohë që duket që makinat nuk janë të njëjta, pasi ndryshojnë ngjyrat.

Madje, Zaimina nuk ka munguar të bëjë edhe sete fotosh provokuese në ambientet e brendshme të makinës. Me siguri këngëtarja seksi e pëlqen shumë këtë markë dhe ka të drejtë, pasi është një makinë shumë e mirë.

E meqë jemi te përshfaqja e jetës së luksit, Zaimina nuk po kursehet fare, duke ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” gjithçka luksoze që e rrethon jetën e saj, që nga shtëpia, veshjet, udhëtimet etj…