PRISNI SE KA AKOMA/ Motrat Kardashian-Jenner u shndërruan në festën pas Met Gala dhe u mahnitëm – AlpeGossip
PRISNI SE KA AKOMA/ Motrat Kardashian-Jenner u shndërruan në festën pas Met Gala dhe u mahnitëm

PRISNI SE KA AKOMA/ Motrat Kardashian-Jenner u shndërruan në festën pas Met Gala dhe u mahnitëm

Familja Kardashian-Jenner bëri mbrëmë në tapetin e kuq të Met Gala, atë që di të bëjë më mirë, të shkëlqejë.

Kim Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të New York-ut.

Por ajo që ndodhi pas mbrëmjes gala, ishte akoma më befasuese për sytë tanë.

Kim Kardashian vendosi të shndërrohej në një kukull e veshur me një fustan bojëqielli dhe një paruke ngjyrë argjendi në festën post-gala, e cila u mbajt në “Up And Down”.

Motra e saj Kendall Jenner, 23 vjeç, dukej e veshur më “normale”, me një kostum të bardhë seksi që i ekspozonte këmbët elegante.

Ndërsa Kylie u shndërrua sërish, këtë herë me një paruke tjetër fustan rrjetë të tejdukshëm dhe me pupla gjithandej.

  

Nëna e tyre nuk ishte në festën pas Met Gala, por paraqitja e saj në tapetin e kuq na mjaftoi për të thënë se është një femër mjaft tërheqëse dhe në formë.  Kris Jenner ishte bërë bjonde për eventin dhe nuk e njohëm kur mbërriti me partnerin e saj Corey Gamble.