Nora Istrefi dhe Robert Berisha prej vitesh janë një nga çiftet më të komentuara në media. Së fundmi u përfol se ata ishin ndarë, por Nora i hodhi poshtë thashethemet e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku deklaroi se çdo martesë ka ulje-ngritjet e veta dhe ata vazhdojnë të jenë bashkë.
Ditën e sotme Roberti publikoi këngën e tij më të re me titull “S’të njoh më”, një këngë që u pëlqye shumë.
Ky projekt muzikor sigurisht i ka pëlqyer edhe Norës e cila e ka shpërndarë në Instastory duke i ofruar mbështetjen e saj bashkëshortit.
Kujtojmë që së fundmi, Roberti reagoi edhe për deklaratën e Norës e cila u shpreh se nuk është dakort që ai flet për Tunën në studio televizive.
“Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë”, tha Roberti.