Arbana i publikon FOTO të “padëshirueshme”, reagon Xhemi: Ej seriozisht e ke? 48 orë me… – AlpeGossip
Arbana i publikon FOTO të “padëshirueshme”, reagon Xhemi: Ej seriozisht e ke? 48 orë me…

Arbana i publikon FOTO të “padëshirueshme”, reagon Xhemi: Ej seriozisht e ke? 48 orë me…

Moderatoret e njohura Arbana dhe Xhemi nuk janë vetëm kolege që punojnë në të njëjtin televizion, por prej vitesh janë edhe mikesha shumë të ngushta me njëra-tjetrën.

Nesër Xhemi feston ditëlindjen dhe Arbana që sot ka nisur të postojë kujtime me mikeshën e saj. Por në të gjitha fotot që Arbana ka postuar Xhemi shfaqet ose pa mendje ose duke ngrënë.

“Numërimi mbrapsht për ditëlindjen e Xhemit me disa nga kujtimet më të mira nga viti i kaluar. Ku e rëndësishme ka qenë të kem dalë unë mirë sigurisht”, shkruan Arbana e cila pas publikimit të këtyre fotove ka marrë një mesazh nga Xhemi.

“Ej seriozisht e ke? 48 orë me foto të ndyra?”, i shkruan Xhemi ndërsa Arbana i përgjigjet se fotot 24 orë qëndrojnë në Instastory.

“Ke filluar një numërim mbrapsht që nuk e di”, i shkruan Xhemi.

“Nuk ke dalë keq jo”, ja kthen Arbana me humor.