“ÇUN APO GOC?” Sarah Berisha u përgjigjet zërave se është në pritje të ëmbël – AlpeGossip
“ÇUN APO GOC?” Sarah Berisha u përgjigjet zërave se është në pritje të ëmbël

“ÇUN APO GOC?” Sarah Berisha u përgjigjet zërave se është në pritje të ëmbël

Mjafton një fotografi në rrjetet sociale ku barku duket paksa i rrumbullakosur dhe fansat të mendojnë se personazhi publik është në pritje të ëmbël. E një gjë e tillë i ka ndodhur edhe ish-banores së “Big Brother VIP”, Sarah Berisha.

Në festën e ditëlindjes së Monika Lubonjës, Sarah ishte veshur mjaft elegante me fustan ngjyrë rozë. Ndërsa në fotot e publikuara në “Instagram”, asaj i ka dalë barku paksa i rrumbullakët, e për këtë arsye kanë nisur që të aludojnë se ajo është shtatzënë.

“Çun apo gocë?”/ Ish-banorja e BB VIP u përgjigjet

Blogerja e njohur ka reaguar për herë të parë. Një faqe në “Instagram” ka publikuar një foto ku shfaqet Monika dhe Sarah dhe në të shkruan: “Sarah është në pritje të ëmbël”

Teksa e ka rishpërndarë në llogarinë e saj, blogerja shkruan me ironi: “Çun apo gocë dini gjë ju?“, duke mohuar kështu se është shtatzënë.

“Çun apo gocë?”/ Ish-banorja e BB VIP u përgjigjet

Vetë Sarah tha pak javë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.