PUBLIKOI HITIN E RRADHËS/ Ja ku është xhiruar klipi i Florit dhe Getoarit (VIDEO) – AlpeGossip
PUBLIKOI HITIN E RRADHËS/ Ja ku është xhiruar klipi i Florit dhe Getoarit (VIDEO)

PUBLIKOI HITIN E RRADHËS/ Ja ku është xhiruar klipi i Florit dhe Getoarit (VIDEO)

Pak orë më parë është publikuar klipi i ri i Flori Mumajesit, Brunos dhe Ghetto Geasy. Me titullin “Mori”, bashkëpunimi i tyre që tani ka kapur shumë klikime.

Ritmike, e gëzueshme dhe me tekst të bukur, kënga në fjalë pritet të kthehet në hit. Por e vutë re klipin e veçantë që ata kanë prezantuar? Xhirimet e këngës janë bërë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës që gjendet në Prishtinë.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, kjo bibliotekë njihet për stilin e veçantë dhe historinë unike.

Përveçse ka shumë salla leximi, në të ndodhen edhe dy amfiteatro. Këngëtarët e njohur shfaqen në disa nga ambientet e bibliotekës teksa performojnë.