"U SKUQËN NGA TURPI"/ Këto janë pyetjet "pikante" që vënë në siklet VIP-at (FOTO) - AlpeGossip
“U SKUQËN NGA TURPI”/ Këto janë pyetjet “pikante” që vënë në siklet VIP-at (FOTO)

“U SKUQËN NGA TURPI”/ Këto janë pyetjet “pikante” që vënë në siklet VIP-at (FOTO)

Bota e televizonit gjithnjë është e shoqëruar më shumë të paprituratë cilat i vënë shpeshherë në siklet të famshmit.

Edhe pse në momëntin që kanë dashur të bëhen të tillë i kanë marrë parasysh të gjitha të mirat e të këqijat e famës, sërish natyra njerëzore bën që të tregohen të dobët.

Pyetjet e sikletshme apo pikante” janë shpesh pjesë e skenareve të emisioneve të ndryshme e pa të cilat ato s’bëjnë dot. Tek e fundit gjithë audienca kërkon “shoë” e moderatorët apo gazetarët mundohen t’ua servirin në mënyrën e duhur.

Drejtpërdrejt ata që preken janë vipat, edhe pse disave prej tyre u pëlqen të përfliten në daljet publike apo rrjete sociale duke qenë kështu gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ja disa nga pyetjet e sikletshme që vipat ia kanë pasur “taksirat” për tu përgjigjur:

Ori Nebiaj

Disa ditë më parë gjatë një interviste moeratores së njohur të Top channel, iu drejtua një pyetje mjaft e sikletshme. E pyetur se cili është politikani shqiptar që ka flirtuar me të, Ori dha emrin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Luana Vjollca

“Ti me cilin do flije?”, ishte pyetja që iu drejtua moderatores bukuroshe Luana Vjollca nga gazetari Ervin Kurti dhe që e bëri atë të shtangte në vend.

“Kur të prezantosh ti emisionin tënd dhe të vi unë si e ftuar, do të të përgjigjem për këtë”, iu përgjigj ajo.

Nevina Shtylla

Një pyetje e sikletshme për Nevinën ka qenë në emisionin “Shiko Kush Luan” dhe konsistonte në kë zgjidhte ajo mes Ardit Gjebresë dhe Edi Manushit. Përgjigja e saj ishte: Edi Manushi.

Orinda Huta

E ftuar në emisionin “Rudina” moderatorja dhe këngëtarja e njohur u vu shumë në siklet pasi Rudina i përmendi atë çka Turi kishte thënë prej kohësh, se po “punonte” tri herë në ditë për një fëmijë. 

“Presim që Zoti të na bekojë”, iu përgjigj Orinda Rudinës, duke vijuar se dëshiron një familje të madhe.

Jonida Maliqi

“Mbaheshe me paratë e Gentit, si do ja bësh tani”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares së njohur pas ndarjes nga bashkëshorti.

“Sa ma qajnë hallin, e di, e di. Duke qenë vetëm kisha shumë hapësira për të punuar vetë dhe për t’ia dalë mbanë. Kam bërë ndryshime, në biznes kam krijuar marrëdhënie të reja pune. Falë Zotit kam energji, psikologjikisht jam e shëndetshme dhe më pëlqen shumë puna. Nuk hyj tek personat dembelë që janë mësuar të varen nga të tjerët.

Po bëj dy vjet që jam vetëm, edhe pse lajmi ka dalë përpara një viti. Çdo gjë ka shkuar mirë, për më tepër që divorci me Gentin ka përfunduar me një pakt marrëveshjeje midis dy personave të civilizuar dhe përkujdesja e tij kundrejt Danit, sido që të jetë i bën gjërat më të lehta. Ne jemi të dy shumë të përgjegjshëm kundrejt atij që na bashkon dhe që do të na bashkojë përjetësisht.”, ishte përgjgija e saj.

Gena

Gjatë një interviste këngëtari i njohur u pyet se cilën do zgjidhte mes Bleona Qerretit dhe Zaimina Vasjarit.

“Do më pëlqente ta kaloja me Bleonën sepse Bleona është shumë seksi”, iu përgjigj Gena pyetjes së sikletshme.

Përgatiti: AlpeNews.al