PAMJET E RRALLA/ 51-vjeçari filmon si është të kesh Covid-19 – AlpeGossip
PAMJET E RRALLA/ 51-vjeçari filmon si është të kesh Covid-19

PAMJET E RRALLA/ 51-vjeçari filmon si është të kesh Covid-19

Teksa mezi merr frymë dhe flet, Andy Hardwick s’e mban dot kokën drejt në videon ku shpjegon simptomat e koronavirusit.

51-vjeçari ishte i shëndetshëm dhe shkonte në palestër të paktën tre herë në javë. Herë pas here, vuante nga astma. Por Covid-19 e rëndoi shumë. Miqtë dhe familjarët e nxitën të bëjë një video për t’u treguar të tjerëve sa serioze është sëmundja.

“Më dhemb shpina, kurrizi, qafa. Nuk dua të flas, më merret fryma nëse lëviz dhe nuk dua të ngre kokën nga jastëku,” shpjegon Hardwick në videon që është shpërndarë më shumë se 37 mijë herë në Facebook.

51-vjeçari është shtrirë dhe flet me hope, teksa stërmundohet për të mbajtur sytë hapur. “Të kap me valë, herë pas here ndihem mirë, pastaj kthehet sërish… Është dhimbje e tmerrshme. S’kam përjetuar kurrë diçka të tillë. S’do t’ia uroja as hasmit,” tha ai.

Hardwick, babai i dy fëijëve nga Essex, tha se simptoma e parë që përjetoi ishte një “kollë shumë e thatë” që i shkaktoi gërvishje në fyt. “Pastaj fillova të ndihesha çdo ditë e më keq dhe m’u ngushtuan mushkëritë,” përshkroi ai.

Në fillim, nuk pati temperaturë dhe u shtri me shpresën se simptomat do t’i kalonin. Disa orë më vonë u zgjua me temperaturë të lartë dhe me vështirësi në frymëmarrje. “Djersija, por kisha ftohtë. S’zija dot ngrohtë dhe kisha etje të pashuar.”

Paracetamoli e ndihmoi me temperaturën, por pompa e astmës nuk pati efekt në frymëmarrje.

“Nëse dua të qesh, përpiqem ta mbaj sepse është shumë e dhimbshme.”

Të mërkurën në mëngjes, Andy u zgjua më mirë dhe mund të merrte frymë më lehtësisht.

Hardwick e mbyll videon duke nxitur të tjerët të qëndrojnë në shtëpi. “Qëndroni larg njëri-tjetrit, respektoni njëri-tjetrin. Nëse do të infektoheshin prindërit apo gjyshërit tanë, që s’janë të shëndetshëm… nuk e di ç’do t’u bënte. Do të shndërroheshin në një shifër. Kujdesuni për veten.”

Burimi: The Guardian