KORONAVIRUSI/ Edhe Dua Lipa thotë në këngën e re se duhet të kishte qëndruar në shtëpi! (VIDEO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Edhe Dua Lipa thotë në këngën e re se duhet të kishte qëndruar në shtëpi! (VIDEO)

KORONAVIRUSI/ Edhe Dua Lipa thotë në këngën e re se duhet të kishte qëndruar në shtëpi! (VIDEO)

Të qëndrosh në shtëpi, duket se është tema e vitit 2020.

Kjo pasi edhe Dua Lipa shprehet në këngën e re se qëndrimi në shtëpi mund t’i kishte kursyer një thyerje zemre.

“Duhet të kisha qëndruar në shtëpi, sepse isha më mirë vetëm”, shprehet ajo në refrenin e “Break my Heart”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar pak orë më parë këngën e re e cila vjen vetem me tekst, ndërsa videoklipi pritet të dalë më vonë gjatë kësaj dite.

“‘Break my heart’ është publikuar, videoja do të vijë nesër”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka bërë të ditur se videoja muzikore e këngës do të publikohet në orën 14:30 (sipas orës lokale).

“Break my heart” është kënga e nëntë e albumit më të ri të Duas, këngët e të cilit janë të gjitha ritmike dhe me një stil të viteve ’80.

Albumi “Future Nostalgia” ishte menduar të publikohej i plotë më datë 3 prill, por këngëtarja e ka afruar datën më 27 mars, duke shpresuar t’i lumturojë sa më parë fansat në këto ditë të vështira izolimi.