“INTERESAXHI”/ Ilir Shaqiri përgjigjet ndaj deklaratave të Tan Bramës: Ziliqar, mendon se… – AlpeGossip
“INTERESAXHI”/ Ilir Shaqiri përgjigjet ndaj deklaratave të Tan Bramës: Ziliqar, mendon se…

“INTERESAXHI”/ Ilir Shaqiri përgjigjet ndaj deklaratave të Tan Bramës: Ziliqar, mendon se…

Ilir Shaqiri ka reaguar pas deklaratës së Tan Bramës se i shkruante vetëm për interes. Ish banori i “Big Brother VIP”, tha se balerini nuk e pyeste as për familjen por vetëm kur kishte interes. Megjithatë, fituesi i BB VIP pretendon të kundërtën e asaj që kanë thënë Tani.

Panorama Plus ka publikuar mesazhet mes Tanit dhe Ilirit, ku ky i fundit pretendon se kanë pasur komunikim. “Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam pasur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”- i shkruan Tani.

Por, mesa duket, fituesit të “Big Brother VIP”, nuk i del inati ndaj koreografit. Ai ka publikuar një thënie krahas një fotoje të tij, ku thuhet: “Respektoni ziliqarët tuaj. Ata janë në fakt personat që mendojnë se jeni më i mirë se ata.”