“GRUA E TMERRSHME”/ Pasi Tristan Thompson e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, reagon Khloé Kardashian – AlpeGossip
“GRUA E TMERRSHME”/ Pasi Tristan Thompson e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, reagon Khloé Kardashian

“GRUA E TMERRSHME”/ Pasi Tristan Thompson e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, reagon Khloé Kardashian

Të gjithë besoj jeni dakord me shprehjen klishe: “Çfarë s’po na dëgjojnë veshët sot!”

Shumica prej nesh e dinë që Jordyn Woods ishte shoqja e ngushtë e Kylie Jenner. Po ashtu Tristan Thompson ishte partneri i Khloé Kardashian.

Le ta specifikojmë fjalën “ishte” pasi Tristan e ka tradhtuar Khloé-n me Jordyn dhe pas kësaj ata nuk janë më bashkë.

Në rrjet, sot më shumë se kurrë dëgjojmë të thuhen thashetheme të pavërteta dhe me të drejtë, Khloé Kardashian sipas një burimi për “Us Weekly”, shkoi ta takonte personalisht Tristan-in për ta pyetur nëse gjithçka ishte e vërtetë!

Ndërkohë ai e ka pranuar se e ka tradhtuar me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner.

Mirëpo së fundmi, vetë Khloé ka reaguar në rrjetin social Twitter.

Ajo i ka bërë “like” një statusi në të cilin shkruhej ndër të tjera: “Khloe, mos lër asnjeri të të thotë që ky është  faji yt. Ai është një burrë i sëmurë dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë ajo është një grua e tmerrshme. Janë të dy njerëz të tmerrshëm që nuk e meritojnë dashurinë tënde!”

Pra çdo gjë që përflitet duket se është më se e vërtetë dhe të gjitha fjalët e mësipërme Khloe i ka miratuar, duke reaguar me një pëlqim.