“Jam me fat që marr ndihmën që duhet”/ Lori Hoxha flet hapur për ankthin dhe krizat e panikut (FOTO) – AlpeGossip
“Jam me fat që marr ndihmën që duhet”/ Lori Hoxha flet hapur për ankthin dhe krizat e panikut (FOTO)

“Jam me fat që marr ndihmën që duhet”/ Lori Hoxha flet hapur për ankthin dhe krizat e panikut (FOTO)

Lori Hoxha ka pranuar ditën e sotme se vuan nga ankthi dhe krizat e panikut.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”, Lori rrëfeu se është shumë me fat që ka marrë ndihmën e nevojshme. Nga ana tjetër, ajo kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin në Shqipëri, e për këtë do të realizojë edhe një video.

“Po kam (ankth dhe kriza paniku). Ka kaluar kaq shumë kohë dhe nuk ka një mënyrë ekzakte për ta përballuar. Do bëj një video në Youtube për këtë një ditë duke shpresuar të rris ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor në Shqipëri. Ka kaq shumë turp rreth kësaj në shoqëri dhe do doja shumë kjo të ndryshonte. Jam me fat që marr ndihmën që më duhet dhe dua të njëjtën gjë per të gjithë”, shkruan Lori.

Më herët, edhe Sara Hoxha, e motra e Lorit, ka pranuar se vuante nga krizat e ankthit.