“JEMI NJOHUR QË PARA PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurrenti gjen dashurinë jashtë programit: Në gusht kemi fejesë të madhe – AlpeGossip
“JEMI NJOHUR QË PARA PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurrenti gjen dashurinë jashtë programit: Në gusht kemi fejesë të madhe

“JEMI NJOHUR QË PARA PËR’PUTHEN”/ Ish-konkurrenti gjen dashurinë jashtë programit: Në gusht kemi fejesë të madhe

Ndonëse ishte për disa muaj pjesë e një emisioni dashurie, ish-konkurrenti i Për’puthen Melik Balkici doli beqar nga programi.

Por gjatë ditës së sotme ai ka zbuluar se ka gjetur dashurinë jashtë programit, me një vajzë nga Vlora emrin të cilës nuk preferoi ta bëjë publik. Ai zbuloi se ka pasur një miqësi me të dashurën e tij aktuale, para se të hynte në emision, ndërsa shtoi se ajo preferon të qëdrojë larg famës.

“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para Përptuhen por kemi pasur raporte miqësore.

  • foto galeri

Nuk do të ketë një profil publik edhe para se të publikoja fotot mezi ia mbusha mendjen. Ajo nuk do të bëhet e famshme, thjesht që të jetë e lumtur. Jemi prezantuar edhe me familjarët, bashkjetojmë bashkë. Po shkon shumë mirë, jemi si shokë.”- tha ai në “Shqipëria Live.”

 

 

Sa i përket planeve për fejesë dhe martesë, Meliku konfirmoi se do të fejohet në muajin gusht.

“Nuk jemi fejuar por nga fillimi i gushtit do të bëj një fejës të madhe. Kemi dëshirë të kemi një familje të madhe me shumë fëmijë.”- tha ai.

Gjatë kohës kur ishte ende pjesë e programit ai zhvilloi disa takime me Laureta Zybën. Ai deklaroi se është i penduar që ka dalë me Lauretën, duke pasur parasysh edhe debatet e forta që ka pasur me të në emsion.
“Ishte një e kaluar dhe ashtu mbetet, ne shohim jetën tonë. Nëse do kthehesha pas nuk do të dilja me Lauretën.”- tha Meliku./Panorama Plus