Pak ditë më parë, Dua na fiksoi të gjithëve me modelin e ri të flokëve. Këngëtarja vendosi t’i shkurtonte edhe pak, në një gjatësi dhe stil të ngjashëm me Victoria Beckham në vitet ’90.
Të gjithë adhurueset e flokëve me gjatësi mesatare e vendosën përfundimisht prerjen e ardhshme.
Por ky ndryshim nuk ishte i fundit për Duan, e cila krej papritur i dhuroi vetes disa çaste si kokëkuqe.
Hmm, kush nuk e mendoi sikur t’i drejtohej/kthehej sërish ngjyrës së kuqe?
Por sa ne ta vendosim se ç’do të bëjmë me lyerjen e ardhshme, vëllai i Duas i pati të qarta idetë. Pa e menduar dy herë, Gjini eksperimentoi me look-un më cool të momentit.