Propozim si nëpër filma: I riu përlot të dashurën para Taylor Swift – AlpeGossip
Propozim si nëpër filma: I riu përlot të dashurën para Taylor Swift

Propozim si nëpër filma: I riu përlot të dashurën para Taylor Swift

Një histori dashurie që nisi me Taylor Swift dhe u finalizua me një propozim si nëpër filma, sërish me Taylor Swift të pranishme: reth 5 vite më parë, Anthony and Stephania, në fillimet e lidhjes së tyre, ishin të pranishëm në koncertin e turit “Red Tour” në Philadelphia, 2013.

Kështu, Anthony mendoi që edhe propozimin për martesë ta organizonte në formën më fantastike të mundshme. Ai krijoi një llogari anonime në Twitter me emrin “Philadelphia Show Proposal” duke shkruar: “Historia jonë e dashurisë nisi gjatë turneut ‘Red Tour’ në 2013-n. Taylor Swift është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies sonë. Askush më shumë se ajo s’mund ta bëjë propozimin tim më special.

Kështu pra, djaloshi fitoi të drejtën që të takonte Taylor Swift gjatë koncertit në Philadelphia në kuadër të turneut “Reputation”.

 

Siç mund ta shihni edhe nga fotot, ai u ul në gjunjë para këngëtares që s’mundi t’i kontrollojë emocionet.

Swift u ndje e tepërt, por s’kishte ç’bënte tjetër.