E pa besueshme/ Camreon Diza, në kulmin e famës botërore… BRAKTIS aktrimin – AlpeGossip
E pa besueshme/ Camreon Diza, në kulmin e famës botërore… BRAKTIS aktrimin

E pa besueshme/ Camreon Diza, në kulmin e famës botërore… BRAKTIS aktrimin

Pak kohë më parë u raportua se aktorja e njohur, Cameron Diaz, do të largohej përfundimisht nga aktrimi dhe kjo si duket është e vërtetë.

Këtë e ka konfirmuar vetë aktorja duke thënë se këto thashetheme janë të vërteta dhe se ajo realisht nuk do të aktrojë më.

Diaz këtë e bëri të ditur derisa ishte në një emision bashkë me aktoret, kolege nga “Sweetest Thing”, Selma Blair dhe Christina Applegate.

Kjo lindi nga një diskutim se pse të trija vajzat nuk e kanë bërë një ribashkim të filmit të njohur “Sweetest Thing”.

“Ndoshta duhet, por unë jam jashtë lojës. Nuk po bëj asgjë”, ka thënë Diaz.

Edhe kolegia e saj, Applegate ka thënë se edhe ajo nuk po bën asgjë aktualisht.

“Jam gjysmë e pensionuar, nuk kam aktruar për shumë vjet me radhë. Jam nënë, kjo është detyra ime tani”.

E pas kësaj, Diaz tregoi përfundimisht se ajo nuk do të aktrojë më.

“Unë jam krejtësisht jashtë loje. Jam gjysmë e pensionuar, gjithashtu, në fakt jam pensionuar, prandaj do të doja t’iu shihja juve vajza”, ka thënë ajo.

Aktorja që është e martuar me Benji Madden në vitin 2015 nuk ka aktruar qysh në vitin 2014 nga filmi “Annie”