U PADIT PËR PLAGJIATURË/ Çfarë ndodhi në gjyqin për Dua Lipa-n – AlpeGossip
U PADIT PËR PLAGJIATURË/ Çfarë ndodhi në gjyqin për Dua Lipa-n

U PADIT PËR PLAGJIATURË/ Çfarë ndodhi në gjyqin për Dua Lipa-n

Një grup i zhanrit ‘reggae’ në Florida, i quajtur “Artikal Sound System” vendosi të padiste Dua Lipën për të drejtat e autorit të këngës “Levitating”.

Ata pretendonin se Dua e kishte kopjuar këngën nga një projekt i tyre i mëparshëm (“Live Your Life”), gjë që i çoi palët në gjykatë.

Por në një dosje të paraqitur të mërkurën (7 qershor), avokatët e Artikal Sound System dhe Lipa paraqitën një mocion të përbashkët, duke i kërkuar gjykatësit të pushojë përfundimisht çështjen. Nuk kishte asnjë tregues se Dua Lipa kishte pranuar të paguante ndonjë para ose të ndryshonte emrat e autorëve të këngës së saj.

Pra, Dua Lipa doli “e fituar” nga kjo çështje gjyqësore, duke vendosur edhe njëherë pikat mbi “i” për talentin e punën e saj të përkushtuar, pa qenë nevoja të kopjojë diku.