ME PUSHIME NË BREGDETIN SHQIPTAR/ Klea Huta dhe Elgit Doda kapen “mat” në çaste romantike (FOTO) – AlpeGossip
ME PUSHIME NË BREGDETIN SHQIPTAR/ Klea Huta dhe Elgit Doda kapen “mat” në çaste romantike (FOTO)

ME PUSHIME NË BREGDETIN SHQIPTAR/ Klea Huta dhe Elgit Doda kapen “mat” në çaste romantike (FOTO)

Historinë e tyre të dashurisë, Klea Huta dhe Elgit Doda kanë vendosur ta përjetojnë larg vëmendjes së medias dhe fansave, ndaj shumë rrallë shfaqen së bashku apo bëjnë dedikime romantike.

Mirëpo paparaci i revistës “Story”, na ka prezantuar me Klean dhe Elgiti në përditshmërinë e tyre, teksa pushojnë në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere. Çifti reflekton në sy se janë kokë e këmbë të dashuruar, teksa i hedhin njëri-tjetrit vështrime të ëmbla.

Ata ndodhen në plazhin Livadh të Himarës, së bashku me miqtë e familjarët. Madje, bëhen pjesë e një loje volejbolli me to.  E veshur me bikini në ngjyrë ulliri, moderatorja Klea Huta shfaqet në linja perfekte fizike.

Pas pushimeve, Klea dhe Elgiti u nisën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të realizuar emisionin më të ri të moderatores ku do të rrëfehet jeta e personave të famshëm jashtë trojeve shqiptare në televizion “Top Channel”, çdo të dielë.