I preku të gjithë pas vdekjes së të dashurit, sot e lumtur Jona tregon njohjen me bashkëshortin – AlpeGossip
I preku të gjithë pas vdekjes së të dashurit, sot e lumtur Jona tregon njohjen me bashkëshortin

I preku të gjithë pas vdekjes së të dashurit, sot e lumtur Jona tregon njohjen me bashkëshortin

Ajo u bë e njohur pas pjesëmarrjes në “Big Brother 7” nga i cili u rendin ne vendin e dytë, duke humbur 100 milion lekë, por duke fituar zemrat e shumë fansave.
Jona ndër të tjera e preku publikun me historinë e trishtë të partnerit të saj të cilin e kishte humbur në një aksident.

Por si ndryshoi jeta e saj pas daljes nga spektakli:

Atij edicioni nuk i mora 100 milion, por i kam marrë çdo gjë tjetër të mundshme, që sot më kanë ndryshuar plotësisht jetën. Unë krijova miqësi me Matildën dhe Fatjonin të cilën e ruaj fort edhe sot. Por duket se nuk fitova vetëm ata, por edhe bashkëshortin tim. Kur dolëm nga shtëpia, ne të tre shkuam me pushime në jug. Aty erdhi edhe kushëriri i Fatjonit, i cili sapo ishte kthyer nga jashtë. Ai më kishte ndjekur dhe ishte një fansa i imi. Kështu u njohëm dhe sot jemi të martuar dhe prindër të dy fëmijëve”, ka rrëfyer Jona pak momente më parë në “Pasdite në Top Channel”.