“DASHURIA TË VERBON DHE NUK PYET…”/ Melisa flet për herë të parë për romancën e përfolur me Andin dhe lidhjen Tea-Beart – AlpeGossip
“DASHURIA TË VERBON DHE NUK PYET…”/ Melisa flet për herë të parë për romancën e përfolur me Andin dhe lidhjen Tea-Beart

“DASHURIA TË VERBON DHE NUK PYET…”/ Melisa flet për herë të parë për romancën e përfolur me Andin dhe lidhjen Tea-Beart

Disa ditë më parë, Melisa vendosi t’i jepte fundit pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen” duke u shpehur se presioni i madh psikologjik që po ushtrohej mbi të po e detyronte të hiqte dorë. Largimi i saj u shoqëua me një pikëpyetje të madhe, atë nëse pati ndonjëherë apo ka ende një romancë mes saj dhe ish-konkurrentit Andi Shehi, për të cilët thuhet se janë në lidhje dhe madje jetojnë bashkë.

Në një intervistë për “Prive”, Melisa i mëshoi sërish faktit se ngarkesa emocionale ishte shkaku i ikjes, teksa shtoi se nuk kishte interes për diçka më tepër sesa thjesht miq ndaj djemve.

“U largova sepse isha shumë rëndë, e kam shprehur edhe aty. Ndoshta jam tipi i personit që pavarësisht se mund të duket nga reagimet që kam, që nuk mbaj dhe shpërthej, faktikisht unë mbaj shumë dhe erdhi ajo pika që u zbraza edhe unë, që thashë shiko se sa t’i bëj dëm vetes më shumë… [po iki] dhe nuk është se kisha një interes më shumë se shoqëror me meshkujt aty brend, thashë le të qetësoj trurin tim dhe të largohem”.

“A ka gjë mes saj dhe Andit?”- u pyet Melisa, e cila tha prerazi:

“Jo”.

“A gënjen Melisa?”- iu drejtua gazetari.

“Rrena të bardha, si të gjithë”, replikoi ajo.

Çfarë mendimi ka për “Për’puthen”?

“Një eksperiencë që e ka rritur Melisën akoma më shumë”.

A do të rikthehej?

“Po”.

Po lidhjen Tea-Beart, si e gjykon?

“Unë kam vetëm diçka për të thënë, kushdo që ka dashuruar arrin të kuptojë që dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë, pastaj arsyet e tjera i dinë ata vetë, nuk e di pse kanë vepruar në atë mënyrë”, tha Melisa duke shtuar se me aq sa kupton, dashuria e tyre është e fortë.