SHPALLET FITUSI I “EUROVISION 2020”/ ja në cilin vend u rendit Shqipëria! (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SHPALLET FITUSI I “EUROVISION 2020”/ ja në cilin vend u rendit Shqipëria! (FOTO+VIDEO)

SHPALLET FITUSI I “EUROVISION 2020”/ ja në cilin vend u rendit Shqipëria! (FOTO+VIDEO)

Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali ndërkombëtar “Eurovision” erdhi në Youtube me një finale të quajtur “Eurostream 2020” ku vlerësua në mënyrë jo profesionale, megjithatë ishte diçka për të mos mbetur pa gjë!

Në platformën e “Eurostream 2020” u prezantuan këngët konkurruese dhe u shpall një fitues, i cili nuk është fituesi zyrtar i këtij festivali.

Megjithatë, ky vlerësim ka bërë sot xhiron e rrjetit dhe të shumtë janë ata që duan ta marrin për të mirëqenë këtë vlerësim.

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit, në pamundësi për ta përgatitur në kohë videoklipin.

Ndërkohë, mbrëmë u publikua në Youtube videoklipi zyrtar i kësaj kënge.

Fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.

Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Sipas vlerësimit të tyre, Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.

Eurovision 2020: Cili u shpall fitues & renditja në finale e

Ndërkohë, ende është në diskutim e sipër fakti nëse Arilena do të na përfaqësojë sërish vitin tjetër në “Eurovision”, apo vendi do të zgjedhë një tjetër përfaqësues.